Plas tek Bajerni, Boatengu nis boksin kundër Leon Goreckës

Në futboll mund të kalohet lehtë nga grushtet gjoja, në sherret e vërteta, madje edhe në stërvitje, dhe kështu ndodhi tek Bajerni mes Zherom Boatengut dhe Leon Goreckës. Ngjarja u konsumua gjatë stërvitjes, kur Gorecka thuhet se e goditi me shkelm pa top mbrojtësin e qendrës, dhe ky iu kthyer i egërsuar duke e goditur me grushta. U desh ndërhyrja e trajnerit Hansi Flik dhe e sulmuesit Robert Levandovski, për të ndarë dy sherranjosët, ndërsa atmosfera padyshim që u dëmtua jo pak. Më pas, Fliku bisedoi pak më gjatë me Boatengun, ndoshta sepse ai ishte lojtari me më shumë përvojë dhe me moshë më të madhe. Gjithsesi, duket se gjakrat u qetësuan shpejt, pasi Gorecka postoi dy foto me Boatengun, ku në njërën madje tregon me shaka grushtat ndaj shokut të ekipit.

Sfidanti.al