Njihuni me Anën, trajneren femër të ekipit të meshkujve në Hamburg

Është vetëm 26 vjeç dhe ka një ëndërr, të jetë trajnere e meshkujve. Në botën e futbollit duket diçka e parealizueshme, por Ana Hepfer beson se mund t’ia dalë. Ajo është emëruar trajnere e ekipit të burrave SC Fir und Marshlande (SC Vier und Marschlande), dhe duket e sigurt në punën e saj. Gazeta “Bild” realizon një shkrim për të, nën titullin “gjithkush kërcen me ritmin e bilbilit të Anës”, ndërsa ajo e stërvit skuadrën 2-3 herë në javë. Flitet për kategorinë e shtatë në Gjermani, dhe Ana thotë se “teknikisht, unë jam të paktën po aq e mirë sa ata”. Vajza është gjithashtu mbrojtëse me ekipin e femrave të Hamburgut.

“Mos u sillni vërdallë, mos bëni shumë pyetje, bëjeni punën sa më të lehtë”, – është një nga shprehjet e saj. Ana thotë se lojtarët janë të disiplinuar dhe se rrallë lëshojnë sharje. A ka ngacmime për faktin se ajo është femër? “Kur unë them se gjithkush duhet të shkojë në dush, dhe dikush më fton që të shkoj edhe unë, atëherë dënimi është një seancë stërvitore ekstra pa top”, – është përgjigjja e trajneres.

Sfidanti.al