Zero gola dhe jo lojë “fluturuese” si dikur. Tek Borusia shqetësohen shumë për formën e yllit të ri anglez, Xhejdën Sanço, i cili është shumë larg nga ato paraqitje të shkëlqyera të sezonit të kaluar. Mediat gjermane vendosin fjalën “krizë” në krah të emrit të 20-vjeçarit, ndërsa me shumë gjasa ai po kthehet në “djalin e keq” të Dortmundit. Frika është se mos futbollisti i krahut e ka ndjerë për keq refuzimin që klubi i Bundesligës i bëri kërkesave të Mançester Junajtidit gjatë verës, duke mos e ulur çmimin e lartë për kartonin. Në dy sezonet e kaluara në Gjermani, Sanço pati 33 gola dhe 39 asistë në 87 ndeshje, ndërsa tani është shumë herë më keq.
Sfidanti.al