Bajerni dhe Gjermania kanë marrë një lajm të rëndësishëm pasi portieri i tyre kryesor, Manuel Nojer, ka nisur të stërvitet me topin. Muaj të tërë pas dëmtimit dhe pas operacionit, numri 1 i portës gjermane kaloi më në fund procesin e riaftësimit, madje edhe atë që shoqërohet me vrapime, dhe tani mbërriti tek pjesa përfundimtare.
Loja me top, goditja e tij me këmbë dhe pritjet me kërcim, janë provat e fundit të Nojerit për të kaluar “klasën” dhe për t’u quajtur i gatshëm për t’u kthyer në fushë. Vetë portieri ka deklaruar se është 90 për qind gati dhe se javën që vjen do të jetë në 100 për qind. Ndoshta, gjatë prillit, ai do të jetë në dispozicion të trajnerit të Bajernit, Uli Hënes.
Sfidanti.al