Nagelsman në alarm për Bajernin: Pësojmë shumë lehtë golat!

Kur ekipet dolën në fushë, kundërshtari ndodhej në vendin e tretë nga fundi. E tillë diferenca e Bajernit me rivalin e kësaj jave në Bundesligë, Augsburgun, veçse në terren kjo gjë nuk u kuptua aspak. Ekipi i 16-të në klasifikim mundi 2-1 dhe tronditi kampionen në fuqi të Gjermanisë, njëkohësisht kryesuese edhe këtë sezon. E papritura e madhe u sendërtua me golat e shënuar nga Mads Pedersen në 23’ dhe Andre Hahn në 35’ për vendasit, dhe nga ngushtimi i diferencës nga Robert Levandovski në 38’. “Ne po i pësojmë golat njësoj siç i kemi pësuar edhe në ndeshjet e tjera, – tha tekniku, – m’u duk sikur po përsëritej ndeshja me Frankfurtin. Ne jemi ekip i nivelit më të lartë botëror, por duhet të ndreqim problemet që kemi. Ne hidhemi në sulm me shumë futbollistë, dhe luajmë afër portës së kundërshtarit, por kjo kërkon stabilitet në mbrojtje. i pësojmë shumë lehtë golat”.

Sfidanti.al