Sipas legjendës së Bajernit, Lotar Mateus, Karlo Ançeloti këtë sezon do të vuajë mungesën e një lideri. Largimi i Ksabi Alonsos dhe sidomos i Filip Lahmit, ish-kapitenit, ka lënë “plagë” në Mynih. Të paktën, kështu mendon ish-kampioni i botës. “Lahm dhe Alonso mungojnë jo vetëm në fushë, por edhe në dhomat e zhveshjes. Mendoj se shumica e atyre që nuk janë futbollistë profesionistë nuk e kanë aspak idenë se sa e rëndësishme është një hierarki që funksionon në ekip. Bajerni ka një ‘humorist’ në ekip, disa motivues dhe lojtarë që u ka peshë fjala, por mungojnë këta dy personalitete, ku mund të orientohen të rinjtë. Kjo është diçka që Ançeloti do ta vuajë”.