Mbërriti në kuotën e 40 golave në sezon, edicioni i pestë radhazi që ia del, duke i vetmi me përjashtim të “mbinjerëzve” si Mesi e Ronaldo. Robert Levandovski ka tani 26 rrjeta në Bundesligë, dhe kur mbeten edhe 10 ndeshje për t’u luajtur, bëhet një pyetje: A mundet polaku të barazojë ose të thyejë rekordin legjendar të Gerd Mylerit që shënoi 40 në një sezon te vetëm, 1971-1972? “Nëse dikush mund t’ia dalë, është ai, – tha me besim trajneri Hansi Flik, – edhe mund të ndodhë”.
Kjo do të thotë që të shënojë 14 herë në 10 ndeshje, diçka e vështirë, por jo e paarritshme nga Levandovski. Me 40 gola në edicion, është vetëm 1 gol prapa Erling Halandit, që ka shënuar më shumë se të gjithë në Europë. i duhet të mbërrijë Çiro Imobilen në garën për Këpucën e Artë të Europës, pasi italiani i Lacios ka 27 gola në Serinë A. Levandovski është shënuesi i tretë më i mirë i të gjitha kohëve në Bundesligë, me 228 rrjeta në 314 ndeshje.
Sfidanti.al