Emrin nuk e ka aspak gjerman, por ç’hyn në punë kjo gjë këto kohë. Në Gjermani po habiten me talentin e një fëmije 13-vjeçar që luan për Borusian e Mynshengladbahut, dhe për të cilin është hedhur në sulm jo Dortmundi, por Bajerni. Klubi bavarez, që njihet për “kurnacërinë” e tij, gjithsesi nuk do të kursehet për Majk Uisdomin (Mike Wisdom), një sulmues që luan për Akademinë e Gladbahut. Sipas mediave gjermane, nga Mynihu do të jepen 300 000 euro për kartonin e tij. Nuk janë shumë në futbollin e sotëm, por janë çmendur për një 13-vjeçar, aq më tepër kur e bën Bajerni.
Sfidanti.al