Kur e shkruan “Bildi”, atëherë është e vërtete për Bajernin…

Mediumi elitar gjerman “Bild”, rrallë herë, publikon fejk njus (lajme të rremë) ose informacione të dyshimtë, kështu që ai duhet të besohet, kur shkruan se në dhomën e zhveshjes së Bajernit të Mynihut punët nuk janë aspak mirë. Bavarezët, që në fillim të sezonit të ri të Bundesligës, nuk luajtën ashtu sikurse pritej prej tyre, ndërsa në ndeshjen e fundit të saj pësuan edhe një humbje 2-0 nga Hofenhajmi modest. Ndoshta, kjo është edhe arsyeja se disa lojtarë filluan të bëjnë vërejtje, midis tyre, edhe sulmuesi Robert Levandovski që kritikoi politikën e transferimit të klubit, si edhe Tomas Myleri që u ankua se ai po luan shumë pak kohë në fushë. Këtë sezon të ri.

“Bildi” shkrian se fajtor kryesor për situatën e krijuar është trajneri italian Karlo Ançeloti, që me një serë lëvizjesh të tij të gabuara ka humbur besimin e lojtarëve. Pretendohet se Ançeloti e ndan mendimin e tij vetëm me disa futbollistë beniaminë të tij, ndërkohë që të tjjerëve nuk ua varë shumë.

Sfidanti.al