Lui Van Gali është i njohur për metodat e tij “ushtarake” që ai ka përdorur në raport me futbollistëet e tij dhe duhet të theksohet se një qëndrim i tij i tillë i ka sjellë atij shumë miq, por edhe armiq midis futbollistëve botërorë. Që ky trajner legjendar ka pasur një karrierë fantastike, e tregojnë edhe emrat e ekipeve që ai ka drejtuar gjatë dy dhjetëvjeçarëve të kaluar. Van Gali ka drejtuar Barcelonën, ndërkohë që, paraprakisht, ka drejtuar Ajaksin, duke i sjellë këtij të fundit një sukses të madh, ndërsa, në fund të karrierës, ai drejtoi Bajernin e Mynihut dhe Mançester Junajtidin.
Në një intervistë në “Sport Bild”, Van Gali krahasoi dy klubet e fundit që i ka drejtuar, ndërsa lëshoi një shigjetë “të helmët” në drejtim të Junajtidit lidhur me parimin që aplikohet në këtë klub anglez mbas largimit të ser Aleks Fergusonit.
“Mançester Junajtidi është klubi i fundit që unë kam drejtuar si trajner dhe mund t’ju them se bëhet fjalë për një klub komcercial. Junajtidi është shumë më ndryshe nga Bajerni i Mynihut. Te Bajerni dihet se kush janë shefat, Rumenige dhe Hënesi, ndërkohë që fjala e ish-futbollistëve ka peshë e dëgjohet dhe kritikat janë, gjithnjë, konstruktive. Te Bajerni më shumë rëndësi ka futbolli dhe jo paratë, sikurse është rasti te Junajtidi. Për këtë arsye, unë e dua Bajernin dhe kam atë në zemër”, vuri në dukje Van Gali.
Sfidanti.al