Nuk ka qenë kurrë një skuadër e madhe, edhe pse në të kaluarën cilësohet si klub tradicional në Gjermani. Vestfalia Herne është sot në ligën amatore Oberliga Vestfalen, por mund të bjerë nga kategoria sezonin e ardhshëm, edhe pse këtë vit doli kampion. Ekipi i dashur për gjermanët, që ishte simbol i rezistencës në Ruhrin e pushtuar nga francezët pas Luftës së Parë Botërore, nuk ka një stadium ku të luajë.
Impianti që teorikisht mban 32 000 vende, është në rindërtim e sipër, por nuk pritet që të përfundojë shpejt. Vestfalia Herne nuk do të luajë dot deri në fund të sezonit në “Stadion am Shlos Shtrynkede” (Stadion am Schloss Struenkede). Kjo ka bërë që skuadra të zbresë në vendin e 10-të në renditje, jo larg katër vendeve të fundit që të rrezikojnë kategorinë.
Vestfalia Herne mburret se në vitet 60-të ishte shumë pranë ngjitjes në Bundesligë, dhe se me fanelën e saj kanë luajtur tre lojtarë të kombëtares së Gjermanisë Perëndimore. Më i njohuri prej tyre, portieri Hans Tilkovski që mbrojti portën e Gjermanisë në Kupën e Botës 1966 në Angli, duke dalë nënkampion bote. Tilkovski (në foto) luajti 39 herë me kombëtaren dhe është shumë i mërzitur për ekipin sot. Veterani 82-vjeçar shpreson që kjo gjendje të kalojë sa më shpejt.
Sfidanti.al