“Halla e madhe” është në radhë të parë politikane. Si e tillë, nuk e ka problem edhe të shkelë fjalën e saj, Angela Merkel, pra të premtojë një datë dhe ta shtyjë për në një tjetër rifillimin e sezonit të Bundesligës. E enjtja duhej të ishte dita e “ndarjes së shapit nga sheqeri”, por nuk qe e mundur. “Na duhet një hap ndërmjet fazave, – ishin fjalët e Kancelares, – ne do të marrim vendime shumë të qartë në 6 maj”. Ku ta gjejmë që të jetë kështu, dhe në Gjermani po llogarisin se kampionati duhet të ëndërrojë që të fillojë në 22 maj. Më parë ishte menduar për 9 majin apo për datën 16, ndërsa data më “e keqe” e mundshme, siç gjykohet tani, është 29 maji.
Njerëzit e kabinetit të Merkelit e theksojnë se futbolli profesionist duhet të trajtohet më ndryshe, sepse me mijëra njerëz e kanë si mënyrë punë për të mbajtur familjet, por duhen bërë ende disa vlerësime për sigurinë. Liga Gjermane e Futbollit (DFL) shpreson që të përfundojë 9 javët e mbetura të dy Bundesligave (e para dhe e dyta) deri në fund të qershorit.
Sfidanti.al