Kanë qenë që të dy lojtarë të Standardit të Liezhit, njërës prej skuadrave më të shquara të Belgjikës. Maruan Felaini dhe Aksel Vicel, që tashmë luajnë në Premier Ligën e Kinës, kanë ndjerë një detyrim si prej fëmije ndaj prindit, për të ndihmuar klubin që rrezikon shumë nga kriza financiare. Felaini, ish-lojtar i Mançester Junajtidit, huazoi 3 milionë euro, dhe Vicel mblodhi 1.5 milionë, për të bërë të mundur që një grup investitorësh të blejnë stadiumin e Standardit dhe pastaj t’ia japin sërish ekipit të drejtën për të luajtur aty. Duke shitur stadiumin, klubi do të fitonte financat e nevojshme për të mbijetuar ndërsa kriza e koronavirusit detyroi shtetin e Belgjikës që të anulonte sezonin e futbollit.
Sfidanti.al