Drejtuesit e Barcelonës po mendojnë që ta rikthejnë në skuadër Thiago Alcantaran pasi…boll!
Sipas Cadena Ser, emri i mesfushorit të Bayern Munichut, Thiago Alcantaran, është në listën e dëshirave të drejtuesve të Barcelonës.
Udhëheqësit e klubit nga Camp Nou po mendojnë që ta rikthejnë në skuadër Alcantaran për ta përforcuar mesfushën për sezonin e ri.
Alcantara ka qenë pjesë e Barcelonës nga viti 2005 e deri më 2013 kur u transferua te Bayern Munich.
Spanjolli ka kontratë me gjigantin nga Bundesliga deri në verën e vitit 2019, dhe paguhet rreth 8 milionë euro në sezon. Vështirë se Carlo Ancelotti do të heqë dorë nga spanjolli.