Goditje në prapanicë dhe ADN prej Bajerni, “receta” e Rumeniges për Sanenë!

Shefi ekzekutiv bavarez është i bindur se klubi do të ketë sukses me talentin e marrë për 50 milionë nga Mançester Siti gjatë verës, edhe pse momenti duket i keq. Leroi Sane bëri një nga figurat më qesharake të Bundesligës pasi hyri në fushë si zëvendësues në Leverkusen dhe u zëvendësua për 36 minuta nga trajneri Hansi Flik. “Ne do t’i japim disa shkelma në prapanicë Leroit, – tha Rumenige, – por, do të arrijmë të marrim maksimumin nga ai. Zoti e ka blatuar me talent të pamasë, por ai duhet të punojë shumë që t’i japë kuptim talentit. Ai nuk ishte i lumtur nga zëvendësimi, kjo është e kuptueshme, dhe unë mendoj se gjenetikisht ai ende nuk është bërë një lojtar i Bajernit”. Nuk dihet sesi “inxhinieri gjenetist” Rumenige do t’i ndryshojë gjenet e Leroi Sanesë, por së bashku me Flikun, Salihamixhiçin, Oliver Kahnin e të tjerët ndoshta mund t’ia dalë.

Sfidanti.al