Gjermanët e thonë shumë bukur: Pantallonat e vdekura tek Bajerni!

Është sikur të thuash “shpirtërat e vdekur” në shqip, apo “nuk ka frymë njeriu”. E përditshmja “Bild” nuk ngurron të shkojë në kompleksin e Bajernit të Mynihut, në Rrugën e famshme, Zebener Shtrase, rruga më e shquar e futbollit në Gjermani, e cila është kthyer në një rrugë-fantazmë për shkak të koronavirusit. Edhe vetë selia e Bajernit dhe kompleksi sportiv ngjajnë me një qytet të braktisur.

Asnjë punëtor nuk ndodhet në kantierin e madh të punës përpara hyrjes kryesore. Nuk ka as personel sigurie për të ruajtur hyrjet. Në recepsion ka njerëz, por për një orë të tërë as nuk hyri dhe as nuk doli kush. Pjesa më e madhe e punonjësve kanë zgjedhur të punojnë nga shtëpia, ndërsa lëvizje duket në vetëm disa nga dritaret. Duket sikur selia në Zebener Shtrase do të mbyllet në karantinë plotësisht. Fryn një erë e butë pranvere, ndërsa në fushat e futbollit është një punonjës i vetëm që korr barin, për të qenë gati në rast se lojtarët kthehen në stërvitje. Fare pak njerëz edhe në shitoren e tifozëve, ku mund të blesh fanela, uniforma e gjithçka tjetër. Sa pak normalitet këtë fillim jave tek Bajerni!

Sfidanti.al