Frank Riberi, mbetet beniamin i publikut bavarez

Bajerni e vazhdoi kontratën me futbollistin francez, Frank Riberi, deri në qershor të vitit 2018, njoftoi ky klub bavarez në uebsajtin e tij zyrtar. “Gjashtë tituj kampion të Bundesligës, pesë Kupa, Liga e Kampioneve, kampion bote mes klubeve të FIFA-s, UEFA-s, Superkupa.

Këta triumfet më të mëdha të Bajernit, gjatë pesë viteve të fundit, janë të lidhur ngushtë me emrin e Frank Riberisë”, deklaroi, me rastin e vazhdimit të kontratës së lartpërmendur, funksionari i lartë i klubit bavarez, Karl-Hainc Rumenige. “Ai është një lojtar kyç e beniamin i publikut dhe, prandaj, ne jemi të lumtur që e vazhduam edhe një vit kontratën me Frankun”, tha Rumenige.

Për Riberin (33 vjeç), ky do të jetë viti i 11-të me Bajernin, ku ai erdhi nga Olimpiku i Marsejës, më 2007. Që atë kohë, ai ka luajtur me klubin bavarez 333 ndeshje dhe ka shënuar 108 gola, ndërsa ka dhënë 164 pasime goli