Kur ishte në fushë, cilësohej si një nga yjet kryesorë, dhe luajti në një nga periudhat më të suksesshme. “Tigri” Stefan Efenberg, tashmë është në tjetër rol dhe kritikat e tij për Bajernin nuk reshtin. Ish-mesfushori, sot 50-vjeçar, është tërësisht i habitur dhe i zhgënjyer me sjelljen e klubit bavarez me trajnerin Niko Kovaç.
“Si mund të punosh me Niko Kovaçin si trajner në të ardhmen, kur ata që drejtojnë nuk kanë arritur t’i japin asnjë garanci për punën? – ishin fjalët e tij, të cituara nga “Sport Bildi”, – si mundet që një trajner, të cilit nuk i jepet besimi, të mund të bëjë ndryshimet e duhura në skuaër? Kjo është e pamundur dhe Bajerni ka hapur një të çarë që nuk do të jetë në gjendje ta mbyllë”.
Deri më sot, as shefi ekzekutiv Karl-Hajnc Rumenige, dhe as drejtori sportiv Hasan Salihamixhiç, nuk kanë mundur t’i japin garanci trajnerit kroat për të ardhmen. Mediat janë mbushur me lajme se Bajerni kërkon trajner të ri, dhe janë përmendur emrat e Ten Hagut së Ajaksit, të ish-trajnerit të Spanjës dhe Realit, Hulen Lopetegi, si dhe të trajnerit të PSV Ajndhovenit, Mark Van Bomel.
Sfidanti.al