Durimi u sos: si  shkarkohet trajneri i Borusias së Dortmundit

Piter Bosh u shkarkua, menjëherë mbas humbjes 1-2 në stadiumin dortmundas, “Signal Iduna Park”, ndaj Verder Bremenit, si trajner i Borusias së Dortmundit që ka muaj të tërë që ka harruar të fitojë, duke paguar, kështu, çmimin për serinë e “zezë” të humbjeve.

Gazeta “Bild” konfirmoi, se dy përfaqësues të kryesisë së këtij klubi gjerman, Xhork dhe Vacke, zhvilluan një takim urgjent me Boshin që dikur ka qenë edhe trajner i Ajaksit të Amsterdamit dhe e njoftuan atë se do ta ndërpresin bashkëpunimin më të, para pauzës dimërore. Borusia e Dortmundit që presupozohej që të ishte rival kryesor i Bajernit të Mynihut në luftën për titullin e Bundesligës, tani, ndodhet 13 pikë mbrapa kampionit bavarez, ndërsa u eliminua që në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.

Mediumet përmendin portugezin Paulo Sousa si kandidatin më serioz për postin e trajnerit të Borusias së Dortmundit.

Sfidanti.al