Dortmundi nuk mban dot yjet, por është “magnet” për talentet

Disa kohë më parë, mediat gjermane shkruanin për interesimin e Dortmundit dhe të klubeve të tjerë të Bundesligës, për dy talente të rinj. Lajmi i fundit që vjen nga Gjermania është se pikërisht Borusia fitoi garën dhe u dha dy të rinjve kontratën e parë profesioniste në karrierën e tyre. Ata janë mesfushori 19-vjeçar Tobias Rashl (në foto) dhe portieri 18-vjeçar Luka Unbehaun, dhe kanë firmosur për Dortmundin deri në vitin 2022.

Ata janë vazhdimisht në grumbullimet e kombëtareve të moshave, dhe pëlqehen edhe nga Bajerni, Leverkuseni apo Mynshengladbahu. Trajneri Lysien Favre e vlerësoi Rashlin në një kamping stërvitor në Marbeja të Spanjës në janar, ndërsa lavdërimet janë të mëdha nga trajneri i Gjermanisë U19, Guido Shtrajhsbir (Streichsbier).

Edhe koordinatori i klubit për të rinjtë, ish-ylli i viteve 90-të, Lars Riken, shprehet i lumtur që solli në ekip talentet e së nesërmes. Në të vërtetë, Dortmundi e ka shumë të vështirë të mbajë yjet, por është më i forti nga të gjithë për të bindur talentet, dhe kjo sepse i premton minutazh në fushë.

Sfidanti.al