Dortmundi bie në Frajburg, dhe Halandi duket se është zhdukur

Kur nuk u shfaq aspak në sfidën e Superkupës, u tha se ishte normale që ta kishte të vështirë ndaj Bajernit. Dakord, por ja që Erling Haland ishte “i humbur” edhe në ndeshjen pasardhëse, atë të sotme ndaj Frajburgut në Bundesligë. Sulmuesi i shkëlqyer norvegjez, që Dortmundi nuk pranoi ta humbiste as për 175 milionë euro, nuk mundi sërish të shënonte dhe ekipi i tij pësoi një humbje të rëndë. Ëndrrat për të sfiduar bavarezët morën një goditje pasi një humbje në Frajburg tregon se nuk je aq i fortë sa duhet. Me gjasë, Halandi e ka mendjen tek Reali apo Çelsi, pra kishte dashur të luante në kampionate më të fortë se Bundesliga, si Premier Liga dhe La Liga e Spanjës. Kjo nuk ndodhi dhe ai mund të jetë i dëshpëruar. Pak a shumë kështu i ndodhi vjet Xhejdën Sanços, kur Dortmundi nuk e lejoi që të shkonte tek Mançester Junajtidi.

Sfidanti.al