Dietmar Hopp u përgjigjet tifozëve ultras: Janë idiotë

Pronari I Hoffenheimit, Dietmar Hopp thyen heshtjen një ditë pas fyerjeve të tifozëve ultras të Bayernit që solli edhe ndërprejen 2 herë të ndeshjes me Hoffenheimin.

‘Jam mirë-tha Hopp, themeluesi I kompanisë së softëare SAP për Sport 1-kam shumë punë për të bërë, jam në tavolinë duke bërë punën time. Për fat të keq është arritur në një dimension tjetër, por pashë dhe dëgjova për solidaritetin rreth meje. Mendoj se do të ndihmojë në marrjen e masave rigoroze’.

Nuk është hera e parë që Hopp bëhet objekt fyerjesh dhe sharjesh. Tifozë ultras të klubeve të ndryshme të Bundesligës kanë përfituar nga ndeshjet me Hoffenheimin për të kritikuar mënyrën e administrimit të klubit nga ana e Hopp me këtë të fundit që iu kundërpërgjigj tifozëve me të njëjtën monedhë duke I fyer

‘Do ta kisha më të lehtë të kuptoja të gjithë këtë, sikur të dija se cfarë duan prej meje këta idiotë-tha Hopp-nuk kam shpjegime për këtë armiqësi, më sjell në mendje kohë shumë të errëta. Nuk dua të bëj dialog me këta persona, nuk ka asnjë kuptim. Jetojnë në një tjetër botë, nuk mundem e nuk dua të flas me ta’

Në fund Hopp konfirmoi se do të vazhdojë të ndjekë skuadrën e tij në stadium

‘Përse të mos e bëj?  Ata që duhet të qëndrojnë jashtë stadiumit janë personat përgjegjës të kësaj situate-tha Dietmar Hopp

Sfidanti.al