Përsëri parrulla anti-Hopp; ndërpritet edhe Union Berlin-Wolfsburg

Ndodh përsëri në Bundesligë; edhe ndeshja mes Union Berlin-Wolfsburg u ndërpre për disa minuta pasi tifozë ultras të skuadrës berlineze shpalosën parrulla fyese në drejtim të Dietmar Hopp, presidentit të Hoffenheimit. Gjithcka ndodhi pak caste para fundit të pjesës së parë kur Union kryesonte 1-0. Në atë moment arbitri ndërpreu ndeshjen duke e rinisur atë vetëm pasi tifozët hoqën parrullën e shfaqur.

Një episod analog ndodhi ditën e shtunë pikërisht në sfidën mes Hoffenheimty dhe Bayernit të Mynihut kur  rezultati ishte 6-0 për bavarezët me tifozët e Bayernit që ekspozuan parrullat kundër Hopp duke e detyruar arbitrin Dankert të ndërpresë 2 herë ndeshjen. Skuadrat u rikthyen në fushën e lojës pas ndërhyrjes së drejtuesve të Bayernit dhe në momentin e rifillimit të lojës lojtarët e Hoffenheimt dhe Bayernit vetëm sa bënë pasime mes tyre në mesin e fushës në formë proteste deri në përfundimin e ndeshjes. Po kështu të shtunën u ndërpre për disa minuta edhe sfida e luajtur në Dortmund për kore kundër Hopp.

Sfidanti.al