Dështimi i tretë i Bajernit në bisedimet me David Alabën!

Gazeta “Bild” e lë misterioze dhe thotë se gjithçka po ndodh sepse një premtim nuk po mbahet. Kështu shkruan e përditshmja tabloide që sqaron se edhe bisedimet e treta mes përfaqësuesve të Bajernit dhe agjentit të David Alabës, dështuan. Këto bisedime qenkan mbajtur disa kohë më parë dhe agjenti Pini Zahavi është larguar pa arritur asnjë kompromis. Nuk dihet se çfarë premtimi është bërë dhe nuk po mbahet, por dimë se shefi ekzekutiv i Bajernit, Rumenige, shpërtheu publikisht kundër Alabës duke thënë se “disa lojtarë nuk e kanë idenë se në çfarë kohe jetojmë”. Alaba, ndoshta, ka kërkuar një rrogë të krahasueshme me Robert Levandovskin prej 15 milionë eurosh në sezon, por ky mbetet ende thjesht një spekullim.

Sfidanti.al