Bundesliga, Ministri i Sporteve në favor të rifillimit

Horst Seehofer, Ministri i Brendshëm  dhe i Sporteve në Gjermani është shprehur në favor të rifillimit të kampionatit gjerman të futbollit pavarësisht pandemisë coronavirus.

‘Programi i propozuar nga Liga më duket i pranueshëm dhe mbështes rifillimin e kampionatit në maj-tha Seehofer në një intervistë për të përditshmen gjermane ‘Bild’, 3 dite para mbledhjes së autoriteteve gjermane për të marrë vendimin e tyre për këtë cështje

Liga Gjermane e Futbollit mendon për një rifillim të kampionatit me dyer të mbyllura rreth mesit të majit që do ta bënte Bundesligën, kampionatin e parë të rëndësishëm evropian që iu rikthehet aktiviteteve. Ministri Seehofer, që ka një rol kyc në qeverinë gjermane në lidhje me këtë temë duke parë edhe sektorët që mbulon, nënvizoi gjithashtu se skuadrat dhe lojtarër duhet të respektojnë disa kushte dhe nuk do të kenë të drejtën e asnjë privilegji

‘Nëse do të ketë një rast me coronavirus në brendësi të skuadrës ose në stafin e saj, i gjithë klubi dhe ndoshta edhe skuadra e fundit me të cilën është përballur do të duhet të hyjnë në karantinë-shtoi Seehofer-prado të vazhdojnë të dalin rreziqe për kalendarin dhe klasifikimin’.

Në të njëjtën kohë ministri hodhi poshtë idenë e krijuar se klubet e futbollit kanë privilegjin e kryerjes së testeve në krahasim me pjesën tjetër të popullisë, teksa drejtuesit e tyre kanë propozuar kryerjen e testeve të vazhdueshme te lojtarë si masë parandalimi të virusit.

Sfidanti.al