Bisedimet po ecin dhe publiku do të kthehet, por ende nuk jemi aty ku duhet. Bundesliga gjermane do t’i ketë tifozët nëpër stadiume për edicionin e ri, veçse ka shqetësim të madh nga fakti se jo çdo Land ka rregulla të njëjta, pra disa klube mund të fitojnë më shumë nga biletat, e disa të tjerë më pak. “Ne nuk duam që të shkelim rregullat, – thotë shefi i Ligës Gjermane, Zajfert, – këtë “shpatë” unë nuk e nxjerr nga milli, por ne duam që të ketë një platformë kombëtare”.
Lajpcigu do të pranojë 8 500 tifozë në stadium, në Berlin flitet për 5 000, por në disa lande të tjerë lejohen vetëm disa qindra. Menaxheri i Volfsburgut (kundërshtarit të Kukësit në Ligën e Europës), Jërg Shmatke, thotë: “Ka dallim të madh kur një ekip ka 10 000 tifozë në stadium, apo 15 000, ndërsa një tjetër vetëm 500, kjo nuk është fushë loje e barabartë”.
Sfidanti.al