Bayern Mynih, Rummenigge: Coutinho? Ndonjëhere duket I bllokuar, nuk e dimë pse

E ardhmja e Philippe Coutinhos është e gjitha për t’u dëshifruar. Braziliani që është në pronësi të Barcelonës, aktualisht është te Bayerni I Mynihut në formë huazimi, por kampionët e Gjermanisë deri tani nuk duket se kanë ndërmend të blejnë kartonin e futbollistit. Për fantazistin Brazilian foli vetë Shefi Ekzekutiv I Bayernit të Mynihut, Karl Heinz Rummenigge

‘Nuk e di se përse ai nuk ka shpërthyer ende-tha Rummenigge-në disa ndeshje ka luajtur mirë, ndërsa në disa të tjera u duk I bllokuar, nuk e di motivin. Të gjithë ne besojmë se ka potencial të jashtëzakonshëm, e shohim këtë gjatë stërvitjes. Tani duhet të shpresojmë se në javët e ardhshme ai do të mund të bëhet një faktor I rëndësishëm duke na ndihmuar të fitojmë tituj’.

Sfidant.al