Robertson kërkon ndjesë: Më vjen turp nga ajo që I bëra Messit

Futbollisti I Liverpoolit, Andy Robertson I kërkon ndjesë Lionel Messit në një intervistë të dhënë për tabloidin britanik ‘Daily Mail’. Bëhet fjalë për një episod të ndodhur në përballjen mes Liverpoolit dhe Barcelonës në Anfield  në një moment, Robertson me Messin që ishte në tokë, vuri duart në kokën e argjentinasit në një gjest antisportiv që nuk u ndëshkua nga arbitri Cakir edhe pse mund ta verifikonte nëpërmjet sistemit VAR.

‘E kujtoj atë moment me turp, nuk më pëlqen ta shoh-tha Robertson-nuk ndjej asgjë tjetër vecse respekt për messin dhe Barcelonën, por atë ditë duhet të kualifikoheshim me cdo kusht dhe ai veprim mund të shërbente për të shpërqendruar lojtarin më të mirë në botë. Më vjen keq sepse nuk jam një person I tillë, ky nuk është personaliteti im’.

Ndërkaq Barcelona udhëtoi drejt Napolit për ndeshjen e parë të 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve me skuadrën e Gattusos. Skuadra katalanase e sidomos Messi u prit me entuziazëm të madh nga tifozët që nuk ngurruan të thërrasin emrin e tij, ndërkohë që në aeroport blaugranat iu nënshtruan kontrollit sipas protokollit për coronavirusin

Sfidanti.al