Konfirmimi ishte i rëndësishëm, edhe pse thuhet se u desh të fitojë një “luftë civile” brenda klubit. Niko Kovaç do të vazhdojë të ketë timonin e Bajernit edhe për një sezon, të paktën, veçse parashikimet në Gjermani nuk janë plotësisht optimiste për kroatin. Gazeta “Bild” komenton kuotat e basteve lidhur me shkarkimin e mundshëm të trajnerëve të Bundesligës, dhe e vendos Kovaçin në vendin e 6-të mes 18 trajnerëve.
Rrezik jo i vogël për të, duke pasur parasysh se kandidati kryesor për shkarkim është trajneri i Shalkes (e kush tjetër), David Vagner, dhe pas tij teknikët e skuadrave të vogla si Shtefen Baumgart i Paderbornit dhe Urs Fisher i Union Berlinit. Njeriu më i sigurt i stolit në kampionatin gjerman jepet veterani i Fortunës së Dyseldorfit, Fridhelm Funkel.
Sfidanti.al