Arjen Robeni bën bilancin, Çelsi, Reali apo Bajerni?!

Dhjetë vjet kaluan, pra një dekadë. Të qendrosh kaq gjatë në një klub nuk është e lehtë në futbollin e ditëve të sotme, por ja që e ka bërë Arjen Robeni me Bajernin. Tashmë, në moshën 35-vjeçare, holandezi i ri “fluturues” mund të bëjë një bilanc.

“Kur isha 18 vjeç kalova nga Groningeni tek PSV Ajndhoveni, – tregon ai për mikrofonin e televizionit të Bajernit, – ishte një hap i madh për mua, që u largova nga shtëpia në atë moshë”. Më pas, karriera vazhdoi jashtë Holandës. “M’u deshën vetëm dy vjet për t’u larguar nga Ajndhoveni, – vazhdon Robeni, – për 3 sezone luajta tek Çelsi, një klub i madh, dhe më pas dy vjet tek Reali”.

Kur ishte 25 vjeç, i erdhi oferta e Bajernit, dhe fillimisht “tulipani” ishte skeptik. “Nuk mund ta gjeja nëse po bëja gjënë e duhur apo jo, – rrëfen ylli ofensiv, – tani po, që mund ta jap këtë përgjigje. Pas 10 vjetësh, them se ishte zgjedhja e duhur”. Me bavarezët ka fituar shumë tituj në Gjermani, por edhe Championsin, Superkupën e Europës dhe Kupën e Botës për klubet.

Sfidanti.al