Bundesliga, mesazhe live në Twitter për të shpjeguar ndërhyrjet e VAR

Sistemi VAR me siguri ka ndryshuar shumë gjërat në botën e futbollit, ka zgjidhur shumë probleme, por edhe ka krijuar po kaq polemika sidomos përsa i përket mënyrës së përdorimit. Në vitin 2017 teknologjia në fushë debutoi edhe në Gjermani dhe pasojat ishin katastrofike; funksionim i keq, linjat e pozicionit jashtë loje ishin të gabuara. Tani situata është përmirësuar dhe VAR po përdoret edhe në Divizionin e Dytë, por debate ka ende

Kështu, Federata Gjermane e Futbollit  mendoi të të kufizojë kontestimet e skuadrave dhe tifozëve duke hapur një profil në Twitter ku gjatë ndeshjeve të Bundesliga dhe Bundesliga 2 do të shpjegohen ndërhyrjet e sistemit VAR dhe kur koha e rishikimit të episodeve do të jetë e gjatë, në dhomën në Këln do të publikohen postimet në Tëitter live për të sqaruar situatat.

Është kjo një ide nga e cila mund të frymëzohen edhe kampionatet e tjerë për t’I bërë më të qarta disa situata dhe për të reduktuar polemikat që së fundmi janë bërë gjithnjë e më të shpeshta.

Sfidanti.al