Do të jetë japonezi Takaai Nakagami ai që do të niset përpara të gjithëve në garën e Teruel në Aragon në ndalesën e radhës së botërorit të MotoGP. Piloti i skuadrës Honda regjistroi pole positionin e parë në karrierë në MotoGP duke lënë pas pilotin e Yamaha petronas, Franco Morbidelli me vetëm 63 të mijtat më shumë, ndërkohë që vijën e parë të nisjes e plotëson Alex Rins me Suzukin e tij duke u pozicionuar në vendin e tretë
Maverick Vinales do të nisë garën nga vendi i katërt në vijën e dytë të nisjes dhe pranë tij do të jetë Fabio Quartararo, ndërkohë që shumë të vështirë do ta ketë Dovizioso i cili u rendit në vendin e 17 në këto kualifikuese.
sfidanti.al