LeBron James ‘sulmon’ sërish në rrjetet sociale dhe tallet me ‘palacon’ Trump

LeBron James u shpreh sërish gjatë debatit të dytë presidencial në SHBA mes Donald Trump dhe Joe Biden. Ylli i Los Angeles Lakers ka qenë shumë aktiv në muajt e fundit dhe gjithnjë e ka thënë qartë cfarë mendon për shefin aktual të Shtëpisë së Bardhë të cilin e konsideron si një klloun. Në këtë pikë, MVP i Finaleve të NBA hyri sërish në Instagram për të kërkuar votën dhe përfitoi nga rasti dhe përdori emotikonin klloun që mbulonte fytyrën e Trump.

Gjatë kësaj fushate, James filloi organizimin e tij politik për të kërkuar votimin ‘More than a vote’ duke gjetur mbështetjen e emrave të tjerë të njohur të NBA si Chris Paul dhe Damian Lillard si dhe persona të tjerë të famshëm sic është edhe ish Zonja e Parë e SHBA, Michelle Obama.

Sfidanti.al