Bufoni – Rakitiçit: “Faleminderit, por nuk mund të luaj me Kroacinë”!

Pjesëtari i përfaqësueses së Kroacisë, Ivan Rakitiç, tha, dje, se sikur të ishte e mundur, ai do t’ia linte vendin e vet në Kupën e Botës të Rusisë Xhixhi Bufonit dhe, shumë shpejt, atij i erdhi përgjigja nga portieri italian.

“I dashur Ivan Rakitiç, si portier, unë mund të luaj akoma, por që të luaj me Kroacinë, në mesfushë, në vendin tënd, kjo nuk është ide e mirë! Këtë e them për të mirën tënde. Por, le t’i lëmë shakatë mënjanë, fjalët e tua janë një dhuratë e mrekullueshme…”, shkroi Bufoni në profilet e tij në rrjetet sociale.

Sfidanti.al