Brescia nuk pret më; njofton Balotellin për zgjidhjen e kontratës

Brescia matematikisht është ende në lojë për qëndrimin në Serinë A italiane edhe pse diferenca me zonën e shpëtimit është 8 pikë. Por pavarësisht kësj, klubi i Cellinos ka vendosur të marrë masat e tij përsa i përket Mario Balotellit. Në fakt Brescia njoftoi sulmuesin për të drejtën e zgjidhjes së kontratës në rast se skuadra zbret në Serie B. Kontrata e Balotellit skadonte në 30 qershor, por pandemia shtyu datën e fundit të kampionatit.

Sipas të përditshmes ‘La Gazzetta Dello Sport’, klubi Lombard vendosi të respektojë afatin origjinal të kontratës duke dhënë një tjetër sinjal për shkëputje të raporteve me Balotellin. Nëse Brescia do të zbresë në Serie B, do të ndodhë pas datës së skadencës së kontratës, por Cellino me këtë lëvizje nuk dëshiron që të përballjet me burokracitë kështu që rrugët mes klubit dhe futbollistit janë të destinuar të ndahen.

Sfidanti.al