Brazilianët do të marrin nga 1 milion dollarë nëse do të fitojnë Botërorin!

Futbollistët e përfaqësueses braziliane do të marrin nga një milion dollarë secili, nëse ata do të arrijnë që ta fitojnë Kupën e Botës Rusi-2018 (14 qershor – 15 korrik). Kjo shumë është pese herë më e madhe sesa ajo që pjesëtarët e këtij ekipi morën, kur fituan titullin e kampionit të botës, më 2002.

Konfederata e Futbollit të Brazilit premtoi se një shumë të ngjajshme do të marrin edhe pjesëtarët e stafit të trajnerëve e të specialistëve, nëse “kariokat” dalin kampionë bote. Brazili ndodhet në Grupin E së bashku me Zvicrën, Kosta Rikën dhe Serbinë.

Sfidanti.al