Borussia Dortmund, zbulohet e ardhmja e Marco Reus

Marco Reus është në ditët e fundit të aventurës 12-vjeçare me Borussian e tij të dashur. Një futbollist fantastik, plot talent dhe fare pak fat me dëmtimet, shpreson të largohet si kampion Europe nga verdhezinjtë. Dortmundi fitoi të dyja gjysmëfinalet e Championsit përballë PSG-së. Madje duke mos pësuar asnjë gol. Dhe në finalen e Wembleyt do të sfidojë Realin ose Bayernin. Samir Nasry, ish-lojtar i skuadrave si Arsenali, Manchester City apo Marseille ka zbuluar të ardhmen e 34-vjeçarit nga Dortmundi. “Kam biseduar me Marcon. Ai më tha se e donte shumë futbollin dhe ishte herët për t’u tërhequr. Më tregoi se sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e MLS-së amerikane”, u shpreh ish-mesfushori i avancuar francez.

sfidanti.al