Shtyrja e ndeshjes mes Bolonjës dhe Milanit për shkak të pasojave nga reshjet e javës së shkuar vijon të gjenerojë polemika edhe në fillim të kësaj jave. Kur nuk ishte vendosur ende nëse do të luhej, e për më tepër në cilin stadium, klubi kuqezi organizohej për cilindo variant mbi të cilin mund të arrihej akordi. Për arsye logjistike, drejtuesit e “Djallit” u detyruan të hamendësonin vendimin e Lega Serie A dhe të organizonin udhëtime dhe hotele në katër qytete të ndryshme: nga Bolonja në Komo, duke marrë në konsideratë edhe Veronën me Empolin. Orare të ndryshme për çdo eventualitet me pasojat që çdo vendim do të kishte në spostimin e skuadrës dhe stafit pasi nuk duhet harruar edhe logjistika (masazhatorë, kuzhinierë, magazinierë). Vendimi që u mor për shtyrjen e ndeshjes nxori jashtë loje çdo formë organizimi, teksa Fonseka me skuadrën nisën menjëherë të mendonin për ndeshjen e nesërme kundër Napolit.
Fati i Bolonja-Milan është shtyrë për në shkurt, por ndeshja mund të kishte një histori tjetër nëse do të luhej me dyer të mbyllura, siç kërkoi klubi kuqezi. Në stadiumin “Dall’Ara” ose në një fushë neutrale, por Milani shpresonte të luante një ndeshje që përveç se do të përfundonte pezullime e Teo Hernandezit dhe Reijndersit, do të duhet të përshtatet në një kalendar tashmë shumë të ngarkuar. Synimet e kuqezinjve ishin rezultat i arsyetimit sportiv, i cili, megjithatë, në asnjë mënyrë nuk donte të errësonte dramën që po përjeton qyteti i Bolonjës, saqë, siç raporton “Corriere dello Sport”, presidenti Skaroni kishte propozuar të paguante gjysmën e asaj që pritej të ishin të ardhurat e ndeshjes në një stadium të mbushur (rreth 500,000 euro) për të kompensuar një sfidë me dyer të mbyllura.
Praktikisht 250 mijë euro të cilat do t’u ishin dhuruar viktimave të përmbytjeve. Një gjest i një ndjeshmërie të madhe që u vlerësua edhe nga vetë Bolonja, e cila kishte parashikuar të dhuronte gjysmën e të ardhurave nga ndeshja e madhe kundër Milanit për qytetin për të ndihmuar në tejkalimin e vështirësive të shkaktuara nga moti i keq. Skaroni, sqaron e përditshmja, ka abstenuar nga votimi në mbledhjen e Këshillit të Lega Calcio, duke qenë se ishte palë në këtë çështje. Çdo ditë po dalin prapaskena të reja për shtyrjen e Bolonja-Milan. Siç raporton “Il Corriere dello Sport”, pas vendimit përfundimtar qëndronte edhe një telefonatë nga presidenti kuqeblu Xho Saputo, i cili i bëri të ditur se për respekt për vuajtjet e qytetit për shkak të përmbytjeve skuadra nuk do të shkonte të luante në asnjë stadium tjetër. Edhe me rrezikun e humbjes në tavolinë. Kur po bëhej e qartë se “Dall’Ara” nuk do të luhej, doli hipoteza e zhvendosjes së ndeshjes diku tjetër, duke e luajtur atë me dyer të mbyllura, por qëndrimi i marrë nga kreu bolonjez bëri diferencën.
Në atë moment, pas vendimit të kryebashkiakut Lepore për mbylljen e stadiumit, ishte e pashmangshme që Lega Serie A ta shtynte ndeshjen për një datë të mëvonshme, pasi nuk kishte zgjidhje tjetër praktike. E të mendosh që nga pasditja e së premtes e deri dje, mbi qytetin e Bolonjës nuk ka rënë asnjë pikë shi…
sfidanti.al