Te qenit origjinale dhe kreative eshte kthyer ne nje domosdoshmeri per klubet e futbollit. Nese Interi ka vendosur t’i beje homazh Milanos, skuadra irlandeze, Bohemian e beri kete me mbretin e muzikes rege Bob Marli, imazhi i te cilit eshte stampuar ne fanelen e dyte te saj.
Ne fakt fanelat e Bohemians jane shitur te gjitha ne vetem pak ore si per te treguar se artisti xhamajkan eshte ende ne zemrat e adhuruesve te muzikes. Klubi dhe sponsori teknik, te befasuar nga ky sukses, vendosen te nxjerrin ne treg ekzemplare te tjere te kesaj fanele qe per me teper duket se rezulton se eshte edhe nje dhurate e mire Krishtlindjeje per tifozet dhe koleksionistet.
Sfidanti.al