MotoGP, Pedroza kalon te Ktm si pilot kolaudator

Ktm ka vendosur t’i beje gjerat ne menyren me te mire te mundshme ne vitin 2019 ne Boterorin e MotoGP. Pasi shtoi numrin e motoreve qe do te garojne ne kete kampionat, kjo skuader perfitoi nga rasti qe te sjelle ne radhet e saj nje emer te njohur te ketij kompeticioni si Dani Pedroza. Piloti spanjoll qe ka deklaruar qe ne fund te ketij sezoni do te terhiqet nga Boterori i MotoGP, do te jete piloti kolaudator i Ktm me te cilen ka nenshkruar nje kontrate 2 vjecare.

Nderkaq, ne ndalesen e radhes se Boterorit te MotoGP ne Filip Ajlend, jane zhvilluar provat e lira ku ai qe spikati ishte Andrea Ianone me Suzuki qe regjistroi kohen me te shpejte ne pisten australiane 1 minute 29 sekonda e 131 te mijtat. Pas tij u renditen Danilo Petruci dhe Maverik Vinjales, i ndjekur nga Doviciozo ne vendin e katert.

Kampioni i saposhpallur i botes, Mark Markez qe u be protagonist i nje rrezimi, shenoi kohen e shtate me te mire, ndersa Valentino Rosi me Jamaha i mbylli provat e lira ne vendin e 10.

Sfidanti.al