Berisha nuk ndalet, humbet 11m, pastaj shënon dhe ..provokon

Besart Berisha po vazhdon të shkëlqej në elitën e futbollist australian me skuadrën e Melbourne Victory

Sulmuesi i Kosovës, Besart Berisha ishte protagonist në fitoren e Melbourne Victory ndaj rivalit Melbourne City (2:1).

Berisha humbi një penallti në minutën e 63’të, por kjo nuk e demoralizoi për të qenë vendimtar në këtë ndeshje.

Berisha arriti të barazonte rezultatin në minutën e 84-të, derisa dy minuta më pas ishte protagonistë në aksionin që u mbyll me një autogol të kundërshtarëve.

Pas golit të avantazhit, Berisha ka festuar para hundës të portierit kundershtar duke e provokuar atë.