Bellingham, sekreti i suksesit…

Jude Bellingham, njeriu i momentit në futbollin botëror, sulmuesi anglez në gjurmët e Ronaldos me 13 gola në po kaq ndeshje me fanellën e Real Madrid duket se po i tejkalon pritshmëritë me fanellën e Real Madrid ku u transferua për 120 milionë euro nga Borussia Dortmund por në rastin e sulmuesit, asgjë nuk ka ardhur rastësisht sepse familja Bellingham po korr sukseset pas një pune të madhe të bërë ndër vite me dy djemtë e tyre Jude dhe Jobe.

Nëna e tij, Denise u transferua në Dortmund me Jude kur ai nënshkroi me Borussian, ndërsa babai Mark qëndroi në Angli me djalin e vogël Jobe, i cili sot në moshën 18-vjeçare luan me Sunderland në Championship. Jude Bellingham e ka nënën e tij një pikë referimi sepse ishte ajo që e ndihmoi të përshtatej sa më shpejt në Gjermani.

Babai i tij, Mark Bellingham, është një ish rreshter i policisë së Ëest Midlands dhe sulmues që theu rekorde në futbollin amator anglez ndërsa nëna Denise, një ish punonjëse në departamentin e burimeve njerëzore të një kompanie.Për të ilustruar seriozitetin e familjes dhe vetë Jude mjafton të kujtojmë që në vitin 2020 ai refuzoi një takim me Liverpool për të mos tradhëtuar shokët e skuadrës në një ndeshje rajonale. Nuk i preferon agjentët pasi karrierën e tij e menaxhon familja ndërsa në stërvitjen e Real Madrid shkon zakonisht me taksi ose makina normale, të pakrahasueshme me garazhin e milionerëve të Los Blancos. Ky është Jude, një lider i vërtetë në fushë dhe jashtë saj e jo më kot ai duket se ka fituar edhe zemrën e tifozëve të cilët kanë nisur të këndojnë….Hey Jude.

sfidanti.al