Kaska e një piloti peshon 1.5 kg, kushton 2 deri në 3 mijë euro por është një shpikje fantastike pasi ka një rol vendimtar për të ruajtur kokën në rast aksidenti. Shumë më i shtrenjtë është timoni që ngjan më shumë me timonin e një anijeje kozmike. Vlera mund të kalojë 60 mijë eurot pasi bëhet fjalë për një xhevahir të teknologjisë së lartë.
Makinat konsumojnë mesatarisht 2.7 litra karburant për 1 km, çka e bën Formula 1 një nga sportet me impaktin më të madh në aspektin ambiental edhe pse në vitin 2022 karburanti është modifikuar për të siguruar më shumë standartet e pranueshme nga natyra. Njëvendëshja e Formula 1 peshon deri në 800 kg, ndërsa mund të arrijë nga 0 në 100 km/h për 1.7 sekonda.
sfidanti.al