BBC në kaos, pas Linekerit largohen edhe Shirer e Rajt!

Tre legjenda të futbollit anglez kanë vendosur ta braktisin ekranin e medias televizive publike në Britaninë e Madhe (Mbretërinë e Bashkuar), pasi drejtuesit zgjodhën që të largonin nga puna drejtuesin e emisionit, Geri Lineker. Ish-ylli i sulmit të Anglisë të viteve 80-të, botoi një mesazh në rrjetet sociale ku krahasoi politikën me emigrantët të Ministrisë së brendshme britanike me atë të Gjermanisë Naziste. Akuza natyrisht që ishte e rëndë, ndonëse nuk dihet sesa i drejtë ishte reagimi i BBC-së për ta larguar Linekerin nga emisioni. Pas kësaj, edhe opinionistët Alan Shirer dhe Jan Rajt vendosën të largoheshin, në shenjë solidariteti me Linekerin. Emisioni është nesër dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë.

Sfidanti.al