Bayernin e zënë hallet; humbet Lewandowskin për 1 muaj

Bayerni I Mynihut e sheh veten në hall pasi humbet Robert Lewandowskin për një muaj. Qendërsulmuesi dhe golashënuesi më I mirë I Ligës së Kampioneve këtë vit ka pësuar një frakturë në këmbën e majtë në zonën pranë gjurit, dëmtim që e pësoi gjatë ndeshjes  me Chelsean në Stamford Bridge, sfidë që skuadra bavareze e fitoi 3-0 duke hipotekuar kualifikimin për në cerekfinale.

Lajmi u konfirmua nga vetë Bayerni I Mynihut nëpërmjet një komunikate zyrtare ku theksohet se Lewandowski iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore me Dr. Hans-Wilhelm Mueller-Wohlfahrt, menjëherë pas kthimit të Bayernit në Mynih. Pas 10 ditësh pa lëvizje, Lewandowski do të nisë procesin e rehabilitimit. Polaku do të mungojë me siguri në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampioneve me Chelsean në Allianz Arena që do të luhet në 18 mars, ndërkohë që për t’u vlerësuar do të jetë disponibiliteti I tij për ndeshjen e parë cerekfinale e programuar në 7-8 prill

Sfidanti.al