Bayern Munchen, Tuchel tani rrezikon

Bayern Munchen është eliminuar nga DFB Pokal, pasi u mposht prej Saarbrucken me rezultat 2-1. Disfatë që ka ardhur si “rrufe” në qiellin Gjerman ku Thomas Tuchel mund të rrezikojë shumë pasi një humbje e tillë mund të lejë gjurmë në kampin e skuadrës bavareze. Objektivi “tripletë” venitet ndërsa kampionët regjistrojnë disfatën e parë të madhe sezonale.

Pyetjet që lindin tashmë janë të natyrshme. Çfarë nuk po funksionon me Bayern Munchen që vetëm tre ditë pas fitores 8-0 ndaj Darmstad bie kaq poshtë sa nuk arrin të mundë as një skuadër të kategorisë së tretë. Goli i shënuar në min. 90+6 nga Marcel Gaus mund t’u japë një “asist” drejtuesve të klubit për të ndryshuar emrin në pankinë edhe pse është ende herët për të folur për një gjë të tillë. Tuchel e mori drejtimin e Bayern Munchen 8 javë nga fundi i sezonit të kaluar duke zëvendësuar të shkarkuarin Julian Nagelsmann.

sfidanti.al