Anwar El Ghazi vazhdon t’i qëndrojë të njëjtit mendim për sa i takon çështjes së luftës Izrael-Palestinë, pavarësisht se klubi i Mainz në një moment e përjashtoi ndaj skuadra. Mainz e riktheu sërish duke lënë të kuptohej që gjërat mes tyre ishin qetësuar, por së fundmi holandezi ka rindezur gjakrat. Në një reagim të fundit në rrjetet e tij sociale, sulmuesi theksoi edhe një herë tjetër se nuk ka ndërmend të kërkoj falje dhe se vazhdon të jetë pro Palestinës. Në postimin e tij të fundit El Ghazi thekson se mban të njëjtin qëndrim si me 27 tetor dhe se është kundër çdo forme të dhunës apo luftës.
“Për të shmangur dyshimet, ajo që postova më 27 tetor 2023 është mendimi im përfundimtar. Çdo gjë tjetër që më atribuohet është faktikisht e pasaktë dhe nuk është bërë apo autorizuar nga unë. Qëndrimi im mbetet i njëjtë duke filluar: Unë jam kundër luftës dhe dhunës; kundër vrasjes së civilëve të pafajshëm; kundër të gjitha formave të diskriminimit; kundër islamofobisë; kundër antisemitizmit; kundër gjenocideve; kundër pushtimit dhe shtypjes”-theksoi lojtari
sfidanti.al