Dimarco është një nga lojtarët më të mirë të Interit. Paraqitjet e mbrojtësit anësor kanë qenë mbrësëlënse, çka ka bërë që shumë ekipe të mëdha të zgjojnë interesimin për italianin. Së fundmi, sipas asaj që shkruajnë mediat, Bayern Munchen po monitoron me kujdes Dimarcon dhe mund të përgatisë ndonjë sulm për futbollistin, në sesionet e ardhshme të merkatos. Vendimtare do të jetë dëshira e lojtarit, me bavarezët që do përpiqen që të shfrytëzojnë në maksimum edhe marrëdhëniat e mira që kanë me klubin zikaltër. Dimarco ka kontratë me Interin, deri në vitin 2027.
sfidanti.al