Pas një vere të kaluar shumë të nxehtë përsa i përket rikthimit të mundshëm te Neymar te Barcelona, duket se kjo histori ende nuk është mbyllur dhe këtë verë mund të përjetojmë episodin e radhës së kësaj telenovele. Dhe këtë vit duket se do të jenë episodet e fundit të serialit ‘Neymar kthehet në Camp Nou’ edhe pse Barcelona duket se ia ka dalë të sigurojë edhe Lautaro Martinez.
Gazetari spanjoll Eduardo Inda nëpërmjer programit ‘El Chiringuito’ thelsoi se paris Saint Germaini i bënë një kërkesë Barcelonës për të lejuar Neymar të veshë sërish fanelën blaugrana, me kampionët e Francës kanë kërkuar 80 milionë Euro dhe kartonin e Dembele.
Inda thekson se informacionin e ka marrë nga burime konfidenciale dhe që është i vërtetë. Transferimi i Dembele te PSG do të ishte një lëvizje e rëndësishme edhe për vetë francezët për të mbajtur në skuadër Mbappe që është edhe objektivi kryesor i tyre përsa i përket të ardhmes së skuadrës.
Sfidanti.al