Barcelona mund Paris Sën Zhermenin; rrëmben Frenki De Jong

Tashmë është zyrtare; Frenki De jong është futbollisti më i ri i barcelonës. Klubi katalanas nëpërmjet një komunikate për shtyp bëri të ditur arritjen e një marrëveshjeje me Ajaksin për transferimin e 21 vjecarit në Camp Nou me futbollistin që nënshkroi me kampionët e Spanjës një kontratë 5 vjecare deri në vitin 2024.

Frenki De Jong do të bashkohet me skuadrën katalanase në muajin qershor pas përfundimit të sezonit. Në komunikatën e saj, barcelona bën të ditur se kostoja e transferimit të De Jong te Barcelona është 75 milionë Euro, shifër së cilës i shtohen edhe 11 milionë Euro të tjerë në formën e bonuseve

Në orët e fundit në garë për De Jong hyri edhe paris Sën Zhermeni, por Barcelona u hodh në kundërsulm duke siguruar shërbimin e mesfushorit holandez. Vendimtare në këtë cështje rezultoi ndërhyrja e presidentit të klubit, Josep Maria Bartomeu i cili të enjten e kaluar udhëtoi drejt Amsterdamit me anëtarët e tjerë të bordit Segura, Erik Abidal e Ramon Planes për të diskutuar gjatë një darke me De Jong, agjentin dhe babain e tij. Ndërsa paris Sën Zhermeni, por edhe klube të tjerë të interesuar për të si mancester Siti, i garantonin vendin në skuadër si titulla, barcelona arriti ta bindë lojtarin me projektin serioz sporti dhe një ofertë superiore ekonomike.

De Jong do të jetë në qendër të projektit të Barcelonës në 10 vitet e ardhshme dhe kjo ishte garancia që i ofroi Bartomeu futbollistit të ri që konsiderohet si zëvendësuesi perfekt i Serxhio Buskets. Ai është në gjendje që të luajë në qendër të mesfushës pasi e bën këtë edhe në përfaqësuesen holandeze. Nëse gjithcka do të realizohet, De Jong me vlerën e 86 milionë Eurove do të bëhet futbollisti holandez më i shtrenjtë i të gjitha kohërave dhe do të lërë pas Van Dajk për të cilin Liverpuli në janar të 2018 pagoi 85 milionë Euro.

sfidanti.al